Është mbushur një vit sot, nga dita kur është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës në transportin publik në Zvicër. Shumica e popullsisë mban maskën , pa entuziazëm, por duke ju përmbajtur rregullave., shkruan srf.ch.
Mbrojtja me maskë e gojës dhe hundës refuzohet vetëm nga një numër i vogël kritikësh të masave të koronës.
Vendimi për mbajtjen e maskës në transportin publik, në Zvicër, ishte marrë çuditërisht vonë, pra vetëm më 6 korrik 2020, transmeton albinfo.ch. Edhe pse maskat në vendet fqinje të Zvicrës po mbaheshin prej kohësh, BAG, në mënyrë të qartë, në muajin mars kishte këshilluar njerëzit e shëndetshëm të mos mbanin maska higjienike.
Me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, PostBus dhe SBB kanë deklaruar në një njoftim të përbashkët se në fillim të hyrjes në fuqi të detyrimit për maskë kishte shumë nevojë për informacione në lidhje me rregullat e zbatueshme, si midis klientëve ashtu edhe punonjësve.
Detyrimi për maskë në Zvicër sipas tyre përgjithësisht është përmbushur mirë, gjë që përbën kënaqësi.