Nga sot pranvera ia lë vendin stinës së verës.
Bazuar në parashikimet aktuale meteorologjike, javët e ardhshme ka të ngjarë të jenë shumë të nxehta dhe të thata, duke sjellë kujtime të valës ekstreme të të nxehtit që shkaktoi thatësirën e vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Sot dhe shtatë ditët në vijim do të jenë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat në disa rajone do të arrijnë deri në 31 gradë Celsius në Zvicër.
Shumë njerëz shfrytëzojnë pushimet e tyre në stinën e verës, pasi edhe shkollat kanë pushime verore dhe shumë familje organizojnë udhëtime në destinacione turistike për t’u relaksuar.