Sot në orën 19:30 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të pritet në “Pallatin Elysee” në Paris nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektiva e Kosovës drejt integrimeve europiane pritet të jenë çështjet që do të bisedohen mes Kurtit dhe Macron.
Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.