Me takimet e sotme do të përfundojë faza e grupeve në Kampionatin Botëror, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu pas këtyre takimeve do të përcaktohen të gjitha çiftet e 1/8 së finales.
Anglia-Belgjika është sfida më interesante, por të dy ekipet kanë siguruar kualifikimin dhe do të luajnë për vendin e parë në grup, derisa ndeshja Panama-Tunizi, është vetëm formalisht, sepse të dy kombëtaret janë eliminuar nga Botërori, që po mbahet në Rusi.
Në grupin tjetër gjërat janë shumë më interesant, ku takimi Senegal-Kolumbi, do të luftojnë deri në fund për kualifikim, derisa Japonia ndeshet me Poloninë, e eliminuar nga kjo garë.
Ndeshjet
16:00 Japonia-Polonia
16:00 Senegal-Kolumbia
20:00 Anglia-Belgjika
20:00 Panama-Tunizi