Skip to content

Sot mund të dëbohet nxënësja nga Kosova, edhepse ishte ndër më të suksesshmet

“Me këto nota ajo mund të mbaronte një shkollë të lartë,. Gjithsesi ajo zgjodhi fushën e Shëndetësisë$Shoqërore,” thotë ish mësuesja e saj.

Sipas informacioneve të Sindikatës së Arsimit në Gjermani (GEW) sot (e premte) mund të ndodhë një dramë. Një 16 vjeçare sëbashku me familjen e saj mund të dëbohen nga Kölni drejt Kosovës. Ajo që shqetëson mediat gjermane është se 16 vjeçarja është ndër nxënëset më të mira të shkollës, shkruan albinfo.ch, duke u bazuar në portalin gjermanofon report-k.de.

Familja erdhi në 2015 drejt Gjermanisë sëbashku me shumë shqiptarë të Kosovës. Vajza më e madhe e familjes pesëanëtarëshe mësoi menjëherë gjermanishten dhe menjëherë u përshtat në një shkollë publike. Pas dy vjetësh mësim intensiv, të hënën e kaluar i erdhi lajmi se familja duhet të largohet nga Frankfurti në Prishtinë. Askush nuk e dijë nëse ajo ndodhet në Frankfurt.

“Me këto nota ajo mund të mbaronte një shkollë të lartë,. Gjithsesi ajo zgjodhi fushën e Shëndetësisë$Shoqërore,” thotë ish mësuesja e saj.

Një pjesë e madhe e mësuesve dhe ekspertëve të integrimit shprehet të shqetësuar për këtë ngjarje, pasi nuk është shpërblyer aspak aftësitë dhe integrimi i saj.

Kosova nga nëntori 2015 vlen si shtet me origjinë të sigurtë, andaj qytetarët e saj thuajse kanë shansë zero për fitimin e azilit në Gjermani.