Bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë takohen sot në Elbasan, ku edhe do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët.
Sipas KP-së, janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje të përbashkët.
Fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.
Njohësit e proceseve politike të të dyja shteteve kanë sugjeruar qeveritë të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e dy qeverive.