Sot do të zhvillohen dy ndeshje të tjera në kuadër të 1/16 së finales të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katar, përcjell albinfo.ch.
Përballja e parë e ditës do të jetë ballafaqimi i Japonisë me Kroacinë, me fillim nga ora 16:00.
Japonia pasi mposhti dy superfuqitë, Spanjën dhe Gjermaninë, do të tentojë ta befasojë edhe Kroacinë, për një kalim në çerekfinale.
Në anën tjetër, kroatët do të tentojnë ta përsërititin suksesin e Botërorit të kaluar, duke arritur deri në finale.
Në terminin tjetër, favoriti kryesor Brazili do të ketë punë me Korenë e Jugut, me fillim nga ora 20:00.