Çifti kosovar Suada dhe Durim Hadri që kishin ardhur nga Suedia në Kosovë, u qëlluan për vdekje me armë zjarri, në shtëpinë e tyre në Prizren.
Sipas raporteve të para, i dyshuari për vrasjen e tyre është A. Hadri, djali i tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve.
Familjarët kanë bërë të ditur se ata do të varrosen gjatë ditës së sotme në Prizren.
Kujtojmë se çifti kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren. /Albinfo.ch.