Adem Demaçi përcillet nga sheshi “Skënderbeu” deri tek Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani.
Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi ka vdekur dy ditë më parë.
Për nderë të jetës dhe veprave të tij, Demaçi u përkujtua nga shumë personalitete të shquara shqiptare dhe jo shqiptare.
Për vdekjen e Demaçit, Kosova po mban tre ditë zie.
Për nderë të tij u mbajt edhe ceremoni komemorative, shkruan Albinfo.ch.
Gjatë ditës së sotme arkivoli me trupin e Adem Demaçit, do të niset nga Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe do të lëvizë në itinerarin e caktuar deri tek Varrezat e Dëshmorëve ku do të varroset kolosi Demaçi.
Ai do të varroset në orën 12:00 me nderime të larta shtetërore.