Kosova pas gati 20 vite paslufte pritet të ketë ushtrinë e saj. Për këtë pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës, ku edhe partitë opozitare kanë shprehur se do të votojnë për transformimin e FSK-së në ushtri, shkruan albinfo.ch.
Derisa NATO dhe BE në fillim ishin pesimiste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur Kosovën që të ketë ushtrinë e saj.
Sot në ora 10:00, do të fillojë seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ushtrinë ku në rend dite do të jenë tri pika.
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.