Dita e parë e stinës së pranverës po nis sot, më 21 mars. Kjo ditë nisi me lindjen e diellit në orën 5:30, e do të jetë e njëjtë sikur nata sa i përket gjatësisë.
Pas muajve të gjatë të dimrit, pranvera është një frymë e ajrit të freskët. Ditët bëhen më të gjata, netët më të shkurtra dhe më të ngrohta. Është stina që të gjithë e duam, diell, ngjyra dhe kopshte të lulëzuara ngado vijnë së bashku me sezonin e pranverës, transmeton albinfo.ch.
Kjo stinë e bukur duket se ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj, në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Zvicrën që të marrin pamje tjetër me gjallërimin e natyrës dhe pemëve rozë.
Pos me dallimet natyrore në jetët e njerëzve, festa e Pashkëve është një festë e mirëpritur për popullin zviceran në këtë stinë pranvere.