Ky vendim pason pas largimit të shefit të deritashëm, Lamberto Zannier, i cili është emëruar sekretar i ri i përgjithshëm i OSBE-së.
Sorenson, sipas njoftimit të UNMIK-ut, i është bashkuar këtij misioni në mars të vitit 2009, me ç’rast ka kryer detyrën e shefit të personelit.
Ai konsiderohet është një ish-diplomat amerikan i karrierës, i cili ka përvojë të madhe në rajonin e Ballkanit. Robert Sorenson ka shërbyer edhe si zëvendësshef i Zyrës Amerikane në Prishtinë gjatë viteve 2003-2004.