Soprano shumë e suksesshme shqiptare, Ermonela Jaho po vazhdon me suksese në karrierën e saj.
Jaho është në garë për çmimin ‘Best Female Singer’ në “Bachtrack Opera Awrds”, ku fituesja zgjidhet me votat e shikuesve, shkruan albinfo.ch.
Jaho ka kërkuar edhe ndihmën e votuesve për të fituar këtë garë. Ajo ka konkurrente yje si Anna Netrebko e Anita Rachvelishvili.
“Jaho nuk ka kënduar Butterfly, por është shndërruar në Butterfly”, është fillimi i përshkrimit për sopranon shqiptare, që ka marrë shumë kritika pozitive për shfaqjet e saj.
https://bachtrack.com/bachtrack-opera-awards-2017-best-female-singer