Liga e Kombeve vazhdon sonte me ndeshje shumë interesante, ku Zvicra është mysafire e Islandës, takim që zhvillohet nga ora 20:45, shkruan albinfo.ch.
Në takimin e parë Zvicra e kishte mundur Islandën me rezultat 6:0, ku kishin shënuar Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti.
Granit Xhaka dhe Shaqiri pritet të jenë titullarë për Zvicrën, ku Xhaka do të jetë kapiten, kurse pjesë e Zvicrës janë edhe Florent Hadërgjonaj dhe Albian Ajeti.
Pjesë e këtij grupi është edhe Belgjika që kryeson me gjashtë pikë, Zvicra ka tre dhe Islanda ndodhet e fundit pa pikë.