Yann Sommer definitivisht nuk do të luajë sonte kundër San Marinos, ndoshta edhe Xherdan Shaqiri.
Ekipi i kombëtares zvicerane ka për të marrë rreziqe në lojën e parafundit kualifikuese për Kampionatin Europian “Franca 2016”.
Zviceranët do të rrezkojnë të përballen sonte kundër San Marionos pa portierin, Yann Sommer.
Javën e kaluar është operuar në hundë për shkak të lëndimit me Gladbachin.
Edhe Xherdan Shaqiri mund të mos jetë pjesë e ekipit të kombëtares zvicerane sonte në St Gallen.
Golashënuesi më i mirë shqiptaro-zviceran vazhdimisht ka pasur probleme të vazhdueshme në stërvitje me gjurin e djathtë.
Petkoviq beson se Xherdan Shaiqiri do të jetë sonte plotësisht funksional kundër San Marinos .
Breel Embolo mund të aktivizohet në krahun e djathtë ndërsa Josip Drmic si sulmues qendror. Dhe në mesfushë mbetet i pazëvendësueshëm roli i Granit Xhakes, kapiteni i Mönchengladbachit.