Zvicra dhe Serbia përballen sonte në një ndeshje shumë interesante, por edhe vendimtare.
Kjo është ndeshja e fundit në grupe, ku do të përcaktohet se kush do të kualifikohet në 1/8 e finales. Brazili tashmë është kualifikuar me gjashtë pikë pas dy fitoreve radhazi dhe do të luajë i qetë përballë Kamerunit, shkruan albinfo.ch.
Helvetikët kanë tri pikë, kurse serbët një. Natit i mjafton edhe një barazim, ndërsa Serbia patjetër duhet të fitojë nëse dëshiron kualifikimin tutje.
Takimi pritet të jetë shumë interesant, pasi edhe para katër vjetësh u përballën në një situatë të ngjashme me Zvicrën që fitoi 2:1 me golat nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Xhaka si kapiten pritet të jetë titull, ndërsa Shaqiri është i gatshëm, pasi mungoi ndaj Brazilit.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00.