Sonte pritet të mbërrijnë afganët e parë në Kosovë pas situatës së krijuar atje, ku talibanët e morën kontrollin mbi Afganistanin.
Sipas mediave kosovare, afganët do të mbërrijnë në orën 20:45 në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në pritjen e tyre pritet të marrë pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati thënë se Kosova ka kapacitet të strehojë deri në 2 mijë afganë.