Kosova dhe Zvicra përballen për herë të parë në basketboll. Sfida zhvillohet sonte në Prizren, nga ora 20:45.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025, shkruan albinfo.ch.
Dardanët kanë filluar përgatitjet më 1 korrik dhe duan fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese. Ndërkohë, për fitore luajnë edhe helvetikët. Pjesë e këtij grupi është edhe Danimarka, ndërsa vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për bashkatdhtarët që kanë ardhur në pushime të shohin nga afër Kosovën dhe Zvicrën në basketboll.