Kosovari me nënshtetësi zvicerane, Milaim Rama, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në futbollin profesionist.
Futbollisti 36 vjeçar, i njohur si i pari shqiptar që ka luajtur në një kampionat evropian, te futbolldashësit në Thun dhe rrethinë gëzon një status kulti.
Fansët e tij kërkojnë vazhdimisht inkuadrimin në ndeshje të Ramës me numrin e tij 9 në fanellë.
Ndërsa Milaim Rama në ndeshjen që luan në mbrëmje kundër FC Zürichut, në stadiumin “Arena” të Thunit, do të ketë edhe një solemnitet të vogël për fansat nga ana e tij.
Rama, edhe pas “pensionimit”, do të vazhdojë me futboll. Ai ka marrë diplomën B të trajnerit dhe qysh tash disa klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij si trajner.
Abinfo.ch do të sjell ekskluzivisht për lexuesit një reportazh të zgjeruar me fotografi nga loja e fundit e Milaim Ramës.