Pas humbjes së fundit të boksierit shqiptar A.COBRA,Gjergjaj , (në Londër nga Key), ai do të boksojë me boksierin e radhës nga Bosnja Jasmin Hasic, i cili duel gjithsesi ka rëndësinë e vet, pasi fitorja do të përmirësoj renditjen në tabelë. Pikërisht ky është edhe synimi i boksierit shqiptar, që në të ardhmen e afërt të arrijë tituj, të cilët ai i ka ëndërruar gjithmonë.
Natyrisht se si për çdo sportist edhe në boks në rrugën e karrierës ka ngritje dhe rënie, shprehet vëllai i boksierit, Antoni, i cili tregon se e gjithë përgatitja për duelin e 17 dhjetorit është bërë në nivel të lartë.
Ndërkaq boksieri duket mjaft optimist te ai vërehet një ego kërkuese e veçantë.
Padyshim se dueli i nesërm nuk është për titull të veçantë, por ka rëndësi për përmirësimin e pozitës që në afate të shkurtra kohore të boksojë edhe për titullin e radhës, gjë të cilën e synon boksieri ArnoldCOBRA Gjergjaj.
Ndeshja mbahet në sallën Kaserne Basel, Klybeckstrasse 1b, 4057 Basel, me fillim në orën 20.00