Sonte duke filluar nga ora 19:30 do të hapet espozita „Besa“ dedikuar besës shqiptare si burim frymëzimi për akte guximi e solidariteti njerëzor.
Ceremonia e mbylljes bëhet më 16 shtator me poetin Agim Vinca dhe muzikantë të njohur të muzikës shqiptare në Paroisse de Plainpalais në Gjenevë, thuhet në njoftimin e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë.
Prsonalitetet më të larta të kantonit kanë pranuar ftesën tonë.
Rapsodët e Gjenevës do të paraqesin një odë tradicionale shqiptare dhe muzikë burimore. Në mbyllje është parashikuar një koktej rasti.
Përfitojmë nga rasti të njoftojmë se një seri aktivitetesh janë parashikuar gjatë dy javëve të ekspozitës për të kulmuar me promovimin e librit te Poetit Agim Vinca dhe koncertit të Mira Zyrakes, Mimoza Nazarkos dhe Edmond Bashës më 16 shtator nga ora 18, në sallën e Paroisse protestante de Plainpalais.
Për më shumë informacione, lexoni ftesën në vijim.