Të shtunën kombëtarja do të përballet me Italinë në fazën e 1/8-ës së Kampionatit Evropian.
Portieri Yann Sommer thotë se loja është e vështirë të krahasohet me lojërat e mëparshme. Ai është “thjesht i lumtur që mund të luajë ndeshjen nesër”.
Sommer ka folur edhe për mundësinë e gjuajtjes së penalltive.
“Gjëja më e rëndësishme është përgatitja e lojës. Sigurisht, duke e ditur që mund të ketë penallti. Por nuk fokusohem paraprakisht te të gjithë gjuajtësit e mundshëm. Stafi është i përgatitur mirë”, u shpreh ai.