Procedura e azilit në Zvicër zgjat mesatarisht 1400 ditë. Dhe kjo është tepër gjatë”, ka thënë Simonetta Sommaruga në një intervistë të botuar dje nga gazetat “Tages Anzeiger” dhe “Bund”. Ajo ka shtuar se, për shkak të stërzgjatjes, procedura e azilit ka një problem besueshmërie te popullata.
Sommaruga vetë është e gatshme të punojë për shkurtimin e ndjeshëm të kësaj procedure, por në të njëjtën kohë, ka thënë ajo, nevojitet edhe një mbrojtje e gjerë juridike. Ajo pranon që përmes kësaj çfarë po synon do të marrë kritika nga kampi i saj politik. “
“Por ne kështu kemi shansin që sistemin e azilit ta bëjmë më të pranueshëm për popullatën”, ka theksuar ministrja e drejtësisë.
Sommaruga sheh probleme edhe te imigrimi i të huajve në Zvicër që ka ardhur si rezultat i marrëveshjes për lëvizjen e lirë me BE-në. Popullata ka frikë dhe ndjehet nën presion . “Ndoshta Qeveria federale do të duhej të tematizonte më parë pasojat e kësaj”, ka thënë Sommaruga.
“Tepër gjatë kjo temë është lënë në duart e ekonomisë. Ndërmarrjet tashti duhet të marrin përgjegjësinë për pasojat e politikës së tyre në lëmin e tregut të punës. Ekonomia duhet të ndihmojë që punëtorët e huaj të sotëm të mos shndërrohen në të papunë dhe shfrytëzues ndihmash sociale të nesërm”.