Zvicra po shqyrton mundësinë e strehimit të 10 deri 20 refugjatëve nga Afrika e vVriut, me status të njohur refugjati. Këta persona i takojnë një grupi prej rreth 1000 refugjatëve në nevojë, të cilët për shkak të zhvillimeve luftarake në Afrikën e veriut kanë ikur në Maltë.
Përmes “pranimit të një grupi të vogël të refugjatëve”, siç është shprehur ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga, Zvicra dëshiron të tregojë solidaritet me Maltën, shtet ky i goditur më shumë nga kriza e refugjatëve.
Krahas kësaj. UNHCR ka vendosur që rreth 8000 refugjatët që janë vendosur në kufirin Libi-Tunizi do t`i shpërndajë nëpër shtetet perëndimore. Mirëpo, ministrja Sommartuga ka refuzuar pjesëmarrjen e Zvicrës në këtë shpërndarje.