Aeroplani që vihet në lëvizje me energjinë e diellit “Solar Impulse”, i zviceranit Bertrand Piccard ka përfunduar etapën e parafundit të fluturimit të tij, duke aterruar pak pas mesnatës në mes të të shtunës dhe të dielës, në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Uashington.
Sipas Piccard, kjo etapë fluturimi, e gjatë 792 kilometra ka zgjatur 14 orë e 4 minuta, respektivisht nga Cincinati në shtetin federal Ohio deri në kryeqytetin amerikan.
Gjatë ditëve të ardhshme aeroplani “Solar Impulse” do të prezantohet para publikut. Ndërsa në fillim të muajit korrik ai e fillon etapën e tij të pestë dhe të fundit, për në Nju Jork.
Në etapën e katërt, për shkak të erërave të fuqishme, ekuipazhi ishte detyruar të ndërpriste fluturimin pas 500 kilometrave dhe 16 orëve të kaluara në ajër.
Ndërsa etapat e mëparshme kanë kaluar pa ndonjë problem.