Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) regjistroi një rritje të depozitave për 4,8 miliardë deri në 524,7 miliardë franga zvicerane javën e kaluar. Kjo është rritja më e lartë javore që nga vendimi Brexit për braktisjen e Britanisë së Madhe të Evropës korrikun e kaluar.
Vetëm të enjten e kaluar drejtori i SNB-së, Andréa Maechler, rikonfirmoi gatishmërinë e SNB-së për të ndërhyrë në tregjet e këmbimit valutor. Këto dhe normat negative të interesit janë reciprokisht përforcuese në masa të cilat kanë efektin e tyre, tha ajo në një ligjëratë në Gjenevë: “Megjithatë, frangu është ende i mbivlerësuar në mënyrë të konsiderueshme”, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa dollari amerikan në prag të zgjedhjeve amerikane ka barazuar kundrejt frangut nga presioni i vlerësimit të frangut kundrejt euros. Vlera ra përkohësisht në ditët e fundit nën 1.07 franga për 1 euro.