Rrjeti i njohur social, Snapchat, ishte goditur me disa probleme të hënën që shpien në rënien e aplikacionit nga sistemi.
Kjo detyroi shumë përdorues që të shfrytëzonin rrjetet tjera sociale për të shprehur shqetësimin e tyre, transmeton Albinfo.ch.
Kompania po ashtu tregoi në Twitter se është në dijeni se disa përdorues kanë probleme dhe deklaroi se është duke punuar në rregullimin e tyre.
Është normale që rrjetet sociale të shfaqin nganjëherë probleme të ndryshme, megjithatë shërbimi i mesazheve për Snapchat në shumë vende nuk funksionoi për së paku dy orë.