Kompania e njohur nga Cyrihu smzh ag që ofron shërbime financiare, ka hapur së fundi zyrën e saj më të re në St. Gallen, duke ritheksuar kështu rrugën e vazhdueshme të rritjes së kompanisë dhe duke forcuar praninë e saj në Zvicrën Lindore.
Si ofrues i shërbimeve financiare, smzh ag ofron këshilla financiare të përshtatura për klientelën dhe gjithëpërfshirëse për klientët privatë dhe SMV-të (Sipërmarrjet e Mesme dhe të Vogla). Gama e shërbimeve të smzh ag përfshin planifikimin financiar, sigurimin e pensioneve, hipotekat, sigurimet, taksat dhe këshilla ligjore.
Hapja në St. Gallen shënon një hap të mëtejshëm logjik në zgjerimin e suksesshëm të kompanisë.
“Ne jemi krenarë që tani përfaqësohemi edhe në St. Gallen” thotë Gzim Hasani, CEO dhe partner i smzh ag. “Ky vend na mundëson të jemi edhe më afër klientëve tanë në rajon dhe t’u ofrojmë atyre këshillat personale dhe individuale që ata mund t`i presin nga ne”.