Shteti slloven i ka dërguar Ukrainës, e cila po lufton kundër pushtimin rus, 23 tanke. Këto tanke, edhe pse nuk janë ajo çka po kërkon Ukraina, janë efikase për t’u qëndruar përballë tankeve ruse. Në rrjetet sociale po qarkullojnë videot e para të stërvitjes së ushtarëve ukrainas me tanke M-55S të dhuruara nga Sllovenia. #Ukraine: […]
Shteti slloven i ka dërguar Ukrainës, e cila po lufton kundër pushtimin rus, 23 tanke.
Këto tanke, edhe pse nuk janë ajo çka po kërkon Ukraina, janë efikase për t’u qëndruar përballë tankeve ruse.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë videot e para të stërvitjes së ushtarëve ukrainas me tanke M-55S të dhuruara nga Sllovenia.
#Ukraine: The first video of Ukrainian soldiers training with recently delivered M-55S tanks, donated by Slovenia 🇸🇮. In total the Ukrainian army received 28 of them.
This is a deep modernization of obsolete T-55 with new 105mm L7 guns, ERA, digital ballistic computers, etc. pic.twitter.com/O757hds1Bz
Kryeministri slloven, Robert Golob, në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në shtator arriti një marrëveshje, sipas së cilës Gjermania do t’i jepte Sllovenisë 40 kamionë ushtarakë dhe Sllovenia, nga ana e saj, do të furnizonte Ukrainën me 28 M-55S.
M-55S është një T-55 sovjetik i modernizuar thellësisht, një lloj tanku që hyri në shërbim për herë të parë në fund të viteve 1950.