Sllovenia kishte vendosur kontrolle kufijsh dhe kufizime udhëtimi për të parandaluar përhapjen e virusit, përfshirë karantinën e detyrueshme për shumicën e njerëzve që hyjnë në vend. Gjatë javëve të kaluara ajo ka hequr kufizimet për qytetarët nga Kroacia fqinje dhe Hungaria, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch
Sot, Zëdhënësi i qeverisë tha se Sllovenia do të vendosë nëse do të heqë kufizimet për qytetarët nga Italia fqinje pas vizitës së së shtunës së Ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio në Ljubljana.
Sllovenia prezantoi një sërë masa bllokimi në mesin e marsit dhe ka filluar ta mundë pandeminë gradualisht nga 20 prilli. Në maj u bë shteti i parë evropian që deklaroi fundin e pandemisë së koronavirusit, por njerëzit ende janë të detyruar të mbajnë distancën sociale dhe të veshin maska fytyre në hapësira publike të mbyllura. Vendi deri më tani ka raportuar 1,477 raste të koronavirusit dhe 109 vdekje, përcjell tutje albinfo.ch