Një artist nga Filipinet, duke përdorur mbeturinat ka krijuar një skulpturë 23 metra të gjatë të një balene të ngordhur, si pjesë të fushatës për ngritje të vetëdijes për përdorimin e plastikës.
Biboy Royong përdori shishet e plastikës e mbeturina të tjera që i mblodhi nëpër kryeqytetin filipinas, me qëllim që të krijonte balenën me një të palindur në barkun e saj. Me titullin “Lotët e balenës së ngordhur”, artisti Royong shpreson që skulptura e tij të nxitë debat për problemin e kamotshëm të ndotjes nga plastika.
Në një raport për natyrën, thuhet se Filipinet janë në mesin e pesë shteteve aziatike që kontribuojnë në 60 përqind të ndotjes së oqeaneve me plastikë.
Në marsin e këtij viti, në brigjet e Filipineve është gjetur një balenë e ngordhur me 40 kilogramë plastikë në barkun e saj.
Skulptura e balenës së ngordhur do të jetë pjesë e ekspozitës që mbahet deri më 26 maj.