Young Boys para disa ditësh mundi Manchester Unitedin e Cristiano Ronaldos, ndërsa sot do të përballet me Iliria Solothurn.
Ndeshja zhvillohet nga ora 16:00, në kuadër të Kupës së Zvicrës, rrethi i dytë, shkruan albinfo.ch.
Kjo është një sfidë historike për skuadrën shqiptare, që për herë të parë do të përballet me kampionin e Zvicrës dhe skuadër që ka dominuar në vitet e fundit në futbollin zviceran.
Takimi është shumë i vështirë, megjithatë është një sukses për skuadrën shqiptare që ka arritur në këtë fazë.
Iliria Solothurn ka nevojë për përkrahjen e tifozëve, gjithmonë duke respektuar rregullat e anti Covid të shpallura nga Qeveria Zvicerane.
