Skuadra shqiptar në Zvicër, FC Iliria Solothurn, do të përballet në raundin e dytë të Kupës së Zvicrës me kampionin e Zvicrës, Young Boys, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja do të zhvillohet më 18 ose 19 shtator, ka njoftuar skuadra shqiptare në rrjetet sociale.
Iliria kishte fituar Kupën në kantonin e Solothurn-it, kurse ka një short shumë të vështirë përballë kampionit të Zvicrës.
Megjithatë, kjo është një mundësi e mirë për kuqezinjtë që të tregojnë një paraqitje të mirë, pasi favorit absolut shihet Young Boys, që ka dominuar në vitet e fundit në futbollin zviceran.