Skuadra kosovare e futsallit (futbollit në sallë), Feniks po vazhdon me suksese në garat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Kampioni i Kosovës në futsall ka arritur të kualifikohet në Raundin Elitë të “UEFA Futsall Cup”, pas fitores prej 7:3, kundër skuadrës gjeorgjiane Tbilisi State University.
Me këtë fitore Feniksi hyri në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës. Në këtë fazë ekipet ndahen në katër grupe ku fituesit kalojnë në gjysmëfinale të “UEFA Futsal Cup”.
Ky është viti i parë i pjesëmarrjes së Feniksit në garat ndërkombëtare dhe po arrin sukses të jashtëzakonshëm, duke dëshmuar se kanë potencial të madh, dhe janë shumë më të mirë se disa skuadra evropiane.