Skuadra e Hajvalisë ka debutuar me barazim në Ligën e Kampionëve. Zelfie Bajramaj bëhet golashënuesja e parë e klubit të futbollit të femrave Hajvalia në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve, shkuan albinfo.ch.
Kampioni i Kosovës te femrat ka barazuar si mysafir i PAOK-ut me rezultat, derisa Bajramaj ka shënuar në minutën e 15-të. Rezultati u barazua nga Chatzigiannidou në minutën e 57-të.
Pas kësaj ndeshje, Hajvalia do të takohet me ekipin qipriot Apollon Limassol, që prinë grupin e parë pasi ka mposhtur Klaksvikun me rezultat 5:0.
Kjo është ndeshja e parë që një klub kosovar i futbollit po luan në arenën ndërkombëtare pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Meshkujt nuk ishin lejuar të luajnë pasi nuk i plotësuan kushtet, kurse Feniksi po paraqitet me sukses në futsall.