Skitari i njohur i Kosovës, Albin Tahiri po përgatitet maksimalisht për garat e ardhshme, që janë shumë të rëndësishme, shkruan albinfo.ch.
Tahiri po përgatitet për Kupën Botërore dhe atë Evropiane që do të mbahen në Wengen të Zvicrës dhe njëkohësisht është duke e mbajtur kondicionin dhe fizikun në nivele të larta para Olimpiadës Dimërore “PyeongChang 2018”, njofton Federata Skitare e Kosovës.
Skitari i Kosovës po përgatitet në St. Mortiz për këto gara shumë të rëndësishme, duke shpresuar edhe në rezultate pozitive.
Pikërisht në St. Mortiz, Tahiri kishte shkruar historinë për Kosovën, duke u paraqitur në një Kampionat Botëror.
