Lara Colturi ka bërë një garë mjaft solide në Kronplatz të Italisë. Skiatorja u rendit e 12-a, një tjetër top 15 në GS për shqiptaren, përcjell albinfo.ch.
E konsideruar si pista më e vështirë ne cirkuitin e Kupës së Botës, pista Erta ishte me fat për Larën.
Lëshimi i parë nuk shkoi shumë mirë për Larën, duke u renditur e 20-a, por ajo rikuperoi në të dytën, duke u renditur në top 10.
Ndalesa e radhës për Larën është Kampionati Botëror i të Rinjve në Francë, ku presim medalje prej saj.