Skënderbeu e filloi mirë ndeshjen, por nuk e përmbylli aq mirë. Skuadra korçare ka pësuar humbje nga Dinamo e Kievit me rezultat 3:1, shkruan albinfo.ch.
Ishte Gjergji Muzaka i cili shënoi gol në minutën e 39-të, por në pjesën e dytë ukrainasit janë kundërpërgjigjur duke shënuar tre gola dhe për të shënuar fitore me rezultat 3:1.
Kjo fitore i siguron tri pikë ukrainasve, derisa ndeshja tjetër e grupit B ndërmjet Young Boys dhe Partizanit ka përfunduar 1:1.
Në xhiron e ardhshme, Skënderbeu e pret skuadrën zvicerane, Young Boys.