Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bashkinë Maliq, ku një simpatizant i Partisë Demokratike ka ushtruar dhunë ndaj dy votuesve.
Mediat në Shqipëri raportojnë se në fshatin Vashmi, vëzhguesi i Lulzim Bashës ka qëlluar me karrige burrë e grua brenda një qendre votimi, duke u shkaktuar lëndime.
Çifti mësohet të jetë simpatizant i Partisë Socialiste, ndërsa nuk dihen më tepër detaje nga ngjarja.