Në Klinikën Universitare të Göttingenit, Gjermani, janë duke u zhvilluar hetime lidhur me një rast trafikimi të mundshëm të organeve. Dy mjekë dyshohen se, përmes manipulimeve me organet për transplantim kanë shkaktuar vdekjen e një pacienti.
Sipas mendimit të prokurorisë së përgjithshme të Göttingenit, manipulimet e këtyre dy mjekëve mund të jenë bërë shkak për vdekjen edhe të pacientëve tjerë.
Akuza që i ngarkon dy mjekët është se ata kanë falsifikuar shënimet e pacientëve të tyre në atë mënyrë që ata të vijnë sa më parë në radhë për t`iu transplantuar mushkëritë.