Me hyrjen në fuqi të Ligjit për dokumentet personale prej sot letërnjoftimet dhe pasaportat e vjetra nuk janë më të vlefshme në Maqedoni.
Tash e tutje qytetarët që posedojnë dokumente të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit apo të realizojnë punë të tjera.
Thuhet se mbi 100 mijë qytetarë nuk janë të pajisur me dokumente të reja biometrike, ndërsa jo zyrtarisht ky numër është edhe më i madh.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se deri tani janë lëshuar 1,4 milion letërnjoftime dhe mbi 1,5 pasaporta biometrike.