Përfaqësues nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në kuadër të projektit Kartoni i Gjelbër dhe Diaspora takuan Rrahim Pacolli kryesues i delegacionit në bisedimet për kartonin e gjelbër, thuhet në njoftimin nga KMDLNJ.
Në kuadër të takimit të zhvillua KMDLNJ është interesuar për gjendjen aktuale të bisedimeve dhe zbatimin e marrëveshjes me shtetin e Serbisë dhe Pacolli pohoi se marrëveshja po realizohet plotësisht, raporton albinfo.ch.
Gjithashtu, u bisedua edhe për vështirësitë, kriteret dhe mundësitë e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Byrove, e cila nuk duket se do të ndodh shpejt, ngase Kosova ende nuk ka plotësuar edhe disa kushte për anëtarësim.
Nga ky takim u konstatua edhe një mungesë e vullnetit politik për shtyrë më shumë drejt plotësimit të kritereve për anëtarësim.