Mediet në Shkup raportojnë se kanë filluar të shtrohen pyetjet nëse do të vazhdon subvencionimi i kompanive low-cost: Wizz Air dhe Flybai edhe vitin tjetër.
Në vitin 2012 Maqedonia ndau 1.4 milionë euro për kompanitë low cost që të fillonin shërbimet nga dhe për në Shkup, një lëvizje e cila doli të jetë e suksesshme, pasi që Wizz Air hapi edhe një bazë në kryeqytetin maqedonas. Tashmë është kompania më e madhe në Maqedoni.
Këtë vit qeveria rriti subvencionet në 4.9 milionë euro.
Përkundër rritjes së jashtëzakonshme e udhëhequr nga kompanitë low-cost, TAV, e cila menaxhon me dy aeroportet ndërkombëtare në Maqedoni, tërheq vërejtjen se kësaj rritjeje mund t’i afrohet fundi nëse nuk krijohet një kompani ajrore nacionale.
Stambolli momentalisht është destinacioni më i popullarizuar, i ndjekur nga Vjena, Zurichu, Londra, Bazeli dhe Malmo, këto tri të fundit nën operimin e Wizz Air.