Policia e Kosovës njofton se 15 vjeçari nga Gjakova që një ditë më parë u shpall i humbur, pas gjetjes i është dorëzuar familjes së tij në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia po ashtu njofton se ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë bazë dyshimi që ka të bëjë me ndonjë vepër penale ne rastin e zhdukjes se tij. Më tutje thuhet se i riu është intervistuar në prezencën e punëtorit social.