Ministri Vitia tha se janë duke bërë përgatitjet e duhura ani pse ende nuk ka asnjë të prekur me koronavirus në Kosovë.
Ai po ashtu tha se në momentin e parë që do të kemi dyshime do të merren të gjitha masat e duhura, deri në mbylljen e shkollave, por që sipas tij njëherë nuk ka hapësirë për panik.
“Deri tani pas nuk kemi asnjë të konfirmuar, por në momentin e parë që do të kemi do të merren të gjitha masat dhe do të mbyllen edhe shkollat. Ne e kemi edhe planin e veprimit i cili është i kostuar deri në centin e fundit, dhe është diku rreth 10 milionë e 12 mijë euro që do të kërkohen për këto”, pohoi ai, përcjell albinfo.ch