Ata kanë kërkuar me ngulm bileta për ndeshjen hapëse ndaj Zvicrës, e më pas edhe ndaj Francës, por edhe në atë të fundit ndaj Rumanisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në Lion. Edhe pse ka 59 mijë shikues, UEFA ka bërë të ditur se nuk ka bileta të lira, raporton “Supersport”, përcjell albinfo.ch.
“Momentalisht nuk ka bileta të disponueshme për ndeshjet e ‘Euro 2016’. Provoni më vonë, pasi disponueshmëria mund të ndryshojë”. Tifozët kuqezi priten të jenë arma më e fortë për djelmoshat e Gianni De Biasit, që do të kenë përkrahjen maksimale në Francë dhe do të ndihen si në shtëpi.