Në natën e ndërrimit të moteve, në Berlin 500 njerëz kanë qëlluar me fishekzjarre ndaj njëri-tjetrit.
Policia e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, përcjell albinfo.ch.
“Rreth 500 persona hodhën mjete piroteknike ndaj njëri-tjetrit në shatërvanin Neptun. Shërbimet tona të urgjencës u bombarduan me mjete piroteknike nga një grup prej rreth 200 personash që ndodheshin në pasazhet e bashkisë. Po bëhen arrestime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në anën tjetër, sipas gazetarëve të Blick në vendin e ngjarjes, afër kullës së njohur televizive, 500 njerëz qëlluan me fishekzjarre ndaj njëri-tjetrit.
Gazetarët atje janë shprehur se disa fishekzjarre janë aq të zhurmshme sa granatat e dorës.
Am #Neptunbrunnen bewarfen sich ca. 500 Personen gegenseitig mit Pyro.
Unsere Kolleg. haben die Gruppe auseinander getrieben & nach Feuerwerk kontrolliert.
Aus einer ca. 200-köpfigen Gruppe, die sich an den Rathauspassagen aufhielt, wurden unsere Einsatzkräfte mit Pyro…— Polizei Berlin Einsatz (@PolizeiBerlin_E) December 31, 2023