Pandemia po përkeqësohet në shumë vende evropiane, me numrin e infeksioneve COVID-19, shtrimet në spital dhe vdekjet në rritje, tha Komisionerja e Shëndetësisë në BE, Stella Kyriakides, në një konferencë shtypi të mërkurën.
Në përgjigje, Komisioni tha se po shtrëngonte rregullat për eksportet e vaksinave COVID-19 të bëra në BE.
“Rishikimi i mekanizmit të transparencës së eksportit vjen kur situata është alarmante në shumë vende anëtare”, tha Kyriakides.
“19 vende tani po raportojnë rritje në numrin e rasteve… 8 po raportojnë një rritje në numrin e vdekjeve”, tha ajo.
“Situata është shqetësuese sepse kemi parë rritjen e numrit të varianteve në javët e fundit”, shtoi ajo, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.