Skip to content

Situata epidemiologjike në Gjermani në përmasa shqetësuese

Gjermania përsëri ka shënuar rekord të rasteve ditore, duke ngjallur shqetësime për rëndim të mëtejmë të situatës në krahasim me valën e parë të pandemisë në pranverë. Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 19.059 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi […]

Gjermania përsëri ka shënuar rekord të rasteve ditore, duke ngjallur shqetësime për rëndim të mëtejmë të situatës në krahasim me valën e parë të pandemisë në pranverë.

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 19.059 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore u shënua vetëm një ditë më parë – 18.681, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 103 raste të reja fatale. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 10.452.

Qeveria gjermane ka marrë vendim që t’i ashpërsojë masat kufizuese pas rëndimit të situatës. Kancelarja Angela Merkel i kritikoi politikanët populistë të vendit të saj, duke thënë se ata që thonë se virusi është i padëmshmë janë të rrezikshëm dhe se pandemia nuk mposhtet me gënjeshtra e urrejtje, përcjell Albinfo.ch

Ndryshe, rekord të rasteve ditore me COVID-19 të shtunën regjistruan edhe Shtetet e Bashkuara, me mbi 100.000 të infektuar për 24 orë, dhe Ukraina me 8.752 raste për një ditë.