Mjekët gjermanë zbulojnë detaje nga helmimi i kritikut të Putinit.
Analizat klinike të politikanit opozitar rus Aleksej Navalny flasin për helmim njoftoi një zëdhënëse e spitalit Charité në Berlin. Sipas saj gjendja e tij shëndësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën.
Opozitari Navalny nuk është në rrezik vdekjeje, por situata e tij është e rëndë, tha zëdhënësja e klinikës.
Me një substancë të këtij grupi u helmua para dy vjetësh në Londër agjenti i dyfishtë Sergej Skripal. Gjithsesi sipas njoftimeve të klinikës substanca e saktë me të cilën është helmuar Navalny ende nuk dihet.
Edhe qeveria gjermane mendon se kanë të bëjnë me helmim duke u shprehur se pas gjithë gjasash Navalnyn e kanë helmuar.
Edhe pse qeveria gjermane sqaroi se Aleksej Navalny nuk është i ftuar i qeverisë gjermane, reparti ku po kurohet Navalny në Berlin po ruhet nga nëpunës të Policisë Federale Gjermane, përcjell albinfo.ch.